Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai shkruan se është mirë klinikisht pa ndonjë shqetësim, por duhen respektuar protokollet mjekësore dhe duhet të vetëizolohet për ca ditë.
Në fund apelon për kujdes për të gjithë.
“Të dashur miq. Sot bëra PCR testin për COVID 19 dhe më duhet të ndaj me ju rezultatin e këtij testi. Është pozitiv. Jam mirë, klinikisht pa ndonjë shqetësim, por protokollet mjeksore duhet respektuar prandaj më duhet të vetëizolohem për ca ditë. Respektoni masat, ruajeni veten dhe të tjerët”, ka shkruar Sela.