Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë në Prishtinë. Rasti është raportuar nga familjarët e saj.
Përmes raportit 24 orësh, Policia bën me dije se rasti është duke u hetuar.
“Lagja e Emshirit, Prishtinë 01.01.2020-17:00. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se vajza e saj ishte larguar në drejtim të panjohur
dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.