Një person nga Istogu ka lajmëruar në Policinë e Kosovës për zhdukjen e vëllait të tij.
Rasti është raportuar mbrëmë vonë, respektivisht në orën 23:15 dhe thuhet se prej kohës kur ka dalë nga shtëpia nuk dihet asgjë për fatin e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij viktima mashkull kosovar me probleme psikike ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, ka njoftuar të martën Policia e Kosovës.
Sipas ankuesit, viktima edhe më parë disa herë ishte larguar nga shtëpia por ishte kthyer.
Bëhet e ditur se rasti në fjalë është duke u hetuar nga njësitet hetuese policore.