Një person ka raportuar në polici se babai i tij ka dalë nga shtëpia dhe më nuk është kthyer.
Rasti ka ndodhur në fshatin Strazë të Novobërdës, mesnatën e së shtunës, ndërkaq është raportuar në polici të dielën, më 10 tetor.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Straza, Novobërdë, 09.10.2021 – 03:00. Me 10.10.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.