Një i mitur është larguar nga shtëpia e tij në Podujevë, e ku nuk është kthyer më.
Mediat mësojne se nëna e tij e ka paraqitur rastin në polici, për shkak se nuk ka pasur ndonjë informatë për djalin e saj të mitur.
Pas paraqitjes së rastit, policia ka filluar hetimet dhe besohet se kanë hapur rastin si person i zhdukur.
Deri më tani nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e tij.