Një burrë në komunën e Gjilanit e ka raportuar si të zhdukur gruan e tij.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Gjilanasi pohon se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Në raportin e Policisë thuhet se rasti po vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Gjilan 10.09.2020-14:00. Ankuesi mashkull K/ Shqiptar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet