• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Zgjedhjet e 6 tetorit: BE-ja synon frenimin e parregullsive

21/09/2019 - 08:30:53
PDK largon komisionierin që u akuzua për korrupsion
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Një trupë vëzhguesish e mandatar nga Bashkimi Evropian e ka nisur të premten misionin në Kosovë dhe ka shprehur synimin që prezenca e tyre para dhe gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit t’i frenojë parregullsitë që i kanë shoqëruar proceset elektorale të deritashme.

Drejtues të saj, kanë shprehur brengën për moszbatim rekomandimesh nga autoritetet kosovare, të dala pas zgjedhjeve të 2017-s, shkruan sot Koha Ditore.

Lexo më shumë

Ky është Anglezi i cili e  ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

June 9, 2025
22
Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
16

Viola von Cramon-Taubadel është anëtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania dhe është caktuar kryesuese e këtij misioni vëzhguesish, i njohur si “EU EOM”. Brenda dy ditëve të fundit, ajo është takuar në Prishtinë me kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, me zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me liderë dhe kandidatë të partive politike. Të premten, në fund të vizitës së saj në Kosovë, kryevëzhguesja ka folur në një konferencë shtypi, në të cilën ka theksuar se BE-ja u kushton rëndësi jashtëzakonisht të madhe këtyre zgjedhjeve.

“Si mision ne nuk jemi të interesuar në rezultatin e zgjedhjeve, nuk kemi kurrfarë interesimi që ta shohim këtë apo atë kandidat apo parti të fitojë. Ne sinqerisht shpresojmë që prania jonë do të ketë efekt pozitiv në frenimin e praktikave të pahijshme të procesit, që mund të dalin potencialisht. Ne jemi të pavarur në konkluzionet tona. Ne jemi të pavarur nga BE-ja, zyra e BE-së, vendet anëtare të BE-së, institucionet e BE-së”, ka thënë Viola von Cramon-Taubadel. “Deri në ditën e zgjedhjeve, misioni do të vlerësojë mjedisin e fushatës, çështjet që lidhen me financat e fushatës, përgatitjen e zgjedhjeve, kornizën ligjore, si dhe rolin e shoqërisë civile në proces”.

Kjo është hera e pestë që BE-ja dërgon një mision për vëzhgim të zgjedhjeve në Kosovë, që nga viti 2013. Ekipi bazë prej 9 analistësh ka arritur në Prishtinë më 7 shtator, ndërkaq 18 vëzhgues afatgjatë janë dërguar nëpër Kosovë më 15 shtator, për t’i mbuluar të gjitha 38 komunat. Në anën tjetër, 36 vëzhgues afatshkurtër si dhe një delegacion prej 7 anëtarësh të Parlamentit Evropian dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së në Prishtinë është paraparë t’i bashkohen misionit pak para ditës së zgjedhjeve. Kësisoj, rreth 100 vëzhgues nga shtetet anëtare të BE-së, si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra, do t’i vëzhgojnë votimet dhe procesin e numërimit më 6 tetor.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ky është Anglezi i cili e  ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë
Lajme

Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

June 9, 2025
22
Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
Bota

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
16
Sot seanca gjyqësore për rastin  terorist `Banjska`
Bota

Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`

June 9, 2025
4
Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës
Lajme

Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës

June 9, 2025
9
Përplasen protestuesit me Gardën Kombëtare dhe policinë në Los Anxhelos
Lajme

Përplasen protestuesit me Gardën Kombëtare dhe policinë në Los Anxhelos

June 9, 2025
6
Çka po ndodhë me Ish-policin e Kosovës që u arrestua nga Serbia ?
Lajme

Çka po ndodhë me Ish-policin e Kosovës që u arrestua nga Serbia ?

June 9, 2025
15
Next Post
Këta janë fustanat që mund t’i vishni këtë vjeshtë

Këta janë fustanat që mund t'i vishni këtë vjeshtë

Më të fundit

  • Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë
  • Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
  • Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi