Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) bën të ditur se është zgjatur afati për aplikim për Programin e Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar.
“Me qëllim të ofrimit të mbështetjes për personat e riatdhesuar në Kosovë, në realizimin e planeve të tyre të biznesit, dhe si përpjekje e shtuar për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike gjatë përballjes me pandeminë COVID-19, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) – Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me mbështetje nga Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR) – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), zgjasin afatin e thirrjes për aplikim për Programin e Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar deri më datë 16 shtator 2020”.