Zëvendësminsitri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka thënë në konferencë për media se i riu që vdiç dje në Qendrën e Studentëve, nuk ka pasur ansjë dokument që ka vërtetuar ndonjë sëmundje të tij.
“Është procedurë standarte administrative që realizohet për t’i liruar personat me sëmundje kronike. Sa i përket të ndjerit nuk kemi asnjë të evtëm dokument që do vërtetonte ndonjë sëmundje të tij”.
Ndryshe edhe ministri, Arben Vitia, është deklaruar paraprakisht.
Por, kjo deklaratë e Sadikut dhe Vitisë rezulton të jetë e pavërtetë dhe demantohet nga vetë regjistri zyrtar të cilin e ka siguruar Lajmi.net, ku te numri rendor 71 figuron emri i të ndjerit Agon Musliu, i lindur më 30 dhjetor 1994, ndërsa te komenti i personit përgjegjës që e ka verifikuar, thuhet qartë se ai kishte probleme shëndetësore dhe se posedonte edhe vërtetim.
Dokumenti