Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se sot është një ditë më e mirë për Kosovën, pasi numri i rasteve të reja me Covid-19 ka rënë në 8 nga 24 sa ishte dje.
Ai ka thënë se kjo është shpresëdhënëse, derisa ka kërkuar nga qytetarët që të mbajnë maska.
I pari i Prishtinës ka kërkuar nga ata që kanë dalë negativë në testim që të qëndrojnë megjithatë në vetizolim, njofton Klan Kosova.
Postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:
Sot ditë më e mirë për krejt Kosovën, 8 raste të reja (dje 24), e Prishtina 0 (dje 4). Kjo na jep shpresë për të ardhmen e afërt. Maskat janë shumë me rëndësi.
Të testuarit, edhe pse negativ duhet të qëndrojnë në vetëizolim.
Ju falemnderit, #rriNshpi