Edhe çka duhet të ndodhë z. Kryeministër, që të bindeni nëse jo nga Kushtetuta të paktën nga gjendja alarmante infektive në vend që ju të tejkaloni zemërimin për të vepruar konform situatës që do e mbronte qytetarin nga pandemia covid 19 dhe epidemia tanimë recidiviste e pickimit nga rriqrat që tanimë po fillojnë sezonin e tyre me rastet e para tashmë në Malishevë.
I dashur kryeministër, Aristoteli në ligjëratat e tij rreth “etikes nikomakeane”, na mëson se të gjithë mund të zemërohemi, kjo nuk është e vështirë! E vështirë është të zemërohesh me njeriun e duhur, në masën e duhur, në kohën e duhur, për QËLLIIMIN e duhur dhe në mënyrën e duhur.
Zemërimi juaj në adresën e Hashim Thaçit, si njëri/individ, e jo si institucion i presidentit dhe zemërimi që keni me partnerin e koalicionit për të cilin nuk i dëgjuat asnjëherë konstatimet e mia, se ku do të arrini ti pajtoni konceptet tuaja pulitke majtiste, me një parti popullore të djathtë dhe se si do të bëheni pre e akademikut të ekonomisë e jo vetëm por edhe të politikës z. Mustafa, zemërimi juaj me Parlamentin jo si institucion por deputet që më identifikimin me ju morën edhe votat dhe sot zhurmojnë në seanca me fjalime të shkruara që s’dinë as ti lexojnë dhe as të transmetojnë kjartë mesazhin e tyre, janë zemërim i gabuar, në masën e tepruar, në kohën e gabuar në mënyrën e gabuar, duke shmangur qëllimin e qeverisjes së ndryshimit, si kryeministër i shpresës, ku qytetarët ende se kanë humbë atë, për kthesën ndërgjegjësore në emër të të mirës së përgjithshme.
Një numër i madh i komunave tashmë po hyjnë njëra pas tjetrës në karantinë totale. Kjo s’do shkoj gjatë dhe do gjenden në një gjendje të tillë të gjitha komunat apo tërë Kosova. Tashmë në komunat veriore të Kosovës, veç ka ndodhur futja nën masa të jashtëzakonshme të kufizimit të lëvizjeve të qytetarëve dhe atë jo me vendim të qeverisë së Republikës së Kosovës (që do të përbënte një shkelje të vetëm një neni të kushtetutës sonë si ai /56/ por vendimi me të cilin ato komuna dhe qytetarët kosovarë atje po i nënshtrohen, përbën më shumë se kaç, pra është shkelje dhe cenim i sovranitetit politik të Republikës së Kosovës, ngase ky vendim masash izolimi po vije nga shteti që ënde se ka mbyllur konfliktin politik dhe jo vetëm me Kosovën dhe po e mbanë në preambulë të Kushtetutës.
Ndaj zoti kryeministër, veproni si qeveri që di të veproj me mekanizma shtetërorë në tërë territorin e shtetit që qeverisë.
Shpalleni gjendjen e jashtëzakonshme në shtet. Tejkalojeni zemërimin e gabuar se vendi është në rrezik jo vetëm politik e çka jo tjetër, prodhon djallëzia politikanëve, por në rrezik ekzistencial dhe të mbijetesës së qytetarëve nga pandemia, nga rënia e ekonomisë, nga kriza e rezervave shtetërore, nga stresi psikologjik, thënë me troç nga kriza e urisë e që ju do të mundoheni ta demantoni por realiteti është se furnizimi kryesor sot me grurë që e bën bukën e gojës, po të vije nga Serbia, me theks pas heqjes së taksës dhe pamundësisë së aplikimit të reciprocitetit në atë që quhet zhvillimi ekonomik dhe tregtarë, (heq reciprocitetin në tabelat e makinave për qytetarët shqiptarë nga vendbanimet përreth kufirit Serbi – Kosovë, taksës në furnizime që këta qytetarë të lënë në mjerim nga shtetet amë e bijë, kur vijnë të furnizohen në qytetet e Kosovës në afërsi të kufirit dhe paguajnë edhe kur shesin këtej edhe kur blejnë e qojnë andej).
Zoti kryeministër, president e deputet, tejkaloni zemërimet individuale. Në mos vëllazërisht, komunikoni me gjuhen e kushtetutës si dokumenti i vetëm i interpretueshëm nga institucioni i krijuar enkas pa nevojë penalizmi, dhe kthejuni normaliteti për ta normalizuar edhe jetën e qytetarëve të vendit.
Mos harroni se profecia thotë se Zoti ua kthen atyre që gabojnë në adresë të atij dhe përgjegjësive të veta individualisht. Por, jeta na mëson se Zoti i ndëshkon edhe popujt si komunitet, kur nuk janë në harmoni me vlerat njerëzore që në regjimin tonë shtetërorë do të përmblidheshin në togfjalëshin liri, barazi, demokraci, shanse të barabarta, mirëqenie dhe qeverisje mbi trinomin transparence, përgjegjësi dhe llogaridhënie.
Prandaj, kur vendin po e godet krahas pandemisë si fatkeqësi e globit edhe epidemia infektive tashme recidiviste e përsëritshme në çdo vit, pickimi nga rriqrat, që për ne janë një lloj coronevirusi, sepse ka në tërë Kosovën dhe koha me diell jo të ngrohtë e nga pak lagështi i jep përhapje shfrenuese, duhet të reflektoni dhe të bëni veprimin e duhur kushtetues në të mirë të popullit besa edhe të sovranitetit politik të vendit dhe në koordinimi me të gjithë akteret e sistemit të mbrojtjes dhe sigurisë në vend, të shpallni gjendjen e jashtëzakonshme sipas nenit 131, të Kushtetutës. Pra secili nga institucionet e sigurisë të marrë përgjegjësitë e veta si, PK, FAK-nga fusha e dyte e misionit MUAC (Mbështetja Ushtarake Autoriteteve Civile) , AME (Agjensioni për Menaxhimin e Emergjencave dhe PUN (Prania Ushtarake Ndërkombëtare të cilët obligohen të garantojnë një ambient të sigurtë brenda kufijve të Kosovës me mandat të KB).
Këshillin e Lartë të Mbrojtës, i cili ka për qëllim shkurtimin e procedurave institucionale të vendimmarrjes duke e koncentruar atë vetëm në ketë këshill, e përbëjnë ministrat tuaj dhe ju, institucionet e sigurisë dhe komandantet e kapaciteteve policore dhe ushtarake në vend. Pra nuk ka asnjë mundësi kushtetuese për marrje pushteti apo çfarëdo paranoje pulitke, që po ju mban peng të zemërimit tuaj në dëm të jetëve, mirëqenies shëndetësore dhe materiale të qytetarëve të vendit, e më e rrezikshmja do të jetë nëse eskalon kjo pandemi dhe do përballemi edhe me krizën ekonomike e tregtare, shëndetësore për mbështetje thjeshtë primar, mbijetesën e qytetarëve.
Nuk mund ti shihni “jetët e njerëzve si role të një komedie”, siç e thotë Horace Walpole se, “jeta është një komedi për ata që mendojnë”, një cilësi juaja apo dhe “një tragjedi për ata që ndjejnë” cilësi që ju duhet ta kultivoni z. Kryeministër.
Po ashtu, kjo rrethanë përben një “casus beli” për rrezikun e sigurisë shtetërore të Kosovës në kontekstin gjeopolitik dhe gjeostrategjik në të cilin gjendet. Kjo situatë përbën me shumë rrezik për faktin se edhe partnerët tanë që kanë sponsorizuar luftën, lirinë, pavarësinë dhe shtetin tonë, janë në situatë të renduar pandemike në vendet e tyre dhe jo vetëm. Ndaj z, Kryeministër, është koha e fundit të tregoni se dini ta doni popullin tuaj meqë keni dalë nga ai.
Vëri në shërbim emocionet të kontrolluar nga inteligjenca racionale, sepse siç na mëson Antoine De Sante-Exupery se “vetëm përmes zemrës mund të shohim qartë, sepse gjërat më të rëndësishme nuk shihen vetëm me sy.
Shkruan Hisen Berish