Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ka vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, njofton Klan Kosova.
Ai gjatë një konferencë për media sot ka thënë se i kanë dëgjuar nevojat që ka ky spital çdo herë.
“Me këtë vizitë e tregojmë përkushtimin tonë maksimal në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në të gjithë territorin e Kosovës dhe të menaxhimit më efikas në luftimin e Covid-19”.
“Kemi ardhur të dëgjojmë drejtorin e spitalit dhe stafin për punën dhe nevojat gjatë kësaj faze me Covid-19”.
“Ne jemi duke i ndarë të gjitha resurset e përbashkëta. Po ashtu i kemi marrë nevojat e Spitalit të Prizrenit dhe jemi në evidentim të tyre. Jemi në proces të ngritjes së kapaciteteve”.
“Ju bëjë thirrje nga këtu që të respektoni të gjitha masat që të ndihmojnë edhe personelin mjekësore”, ka thënë Zemaj.