Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar taksë për të gjithë ata që kërkojnë të testohen me testin PCR në mënyrë që të hyjnë në shtetet e tjera për komercializëm apo dëshirë.
“Me qenë transparent, javën e kaluar me propozim të Institutit dhe Departamentit të Mikrobiologjisë kemi autorizu zyrën ligjore që edhe ne mund të fusim një taksë për ata që udhëtojnë për komercializëm ose dëshirë, jo këta që kanë nevoja të shëndetit apo nevoja emergjente, që të shohim edhe ne ta adaptojmë një taksë sepse jemi bombardu me kërkesa për testime për udhëtime jashtë vendit dhe e cila ka kosto shumë të madhe. Çdo ditë bëhen mbi 2 mijë e 500 teste, një pjesë e të cilave për udhëtime jashtë vendit…”, ka thënë Zemaj në Kanal10.