Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19.
Zemaj tha se disa nga masat e ndërmarra nga qeveria kanë filluar të japin rezultate.
I pari i Shëndetësisë në Kosovë njoftoi për masat e reja që janë ndërmarrë për qendrat tregtare, markete dhe lokale të gastronomisë.
“Ndër të tjera masat e vendosura të jenë të krahasueshme me vendet tjera, qendrat tregtare ushqimore dhe jo ushqimore të obligohen qe të kenë një punonjës i cili nuk lejon hyrjen brenda të konsumatorëve pa maska, në qendrat tregtare ushqimore mos të lejohet hyrja e konsumatorëve pa karrocë të blerjes ( sepse ajo vet e krijon distancën mes personave sa janë në market), lokalet e gastronomisë të jenë të obliguara qe një numër të tavolinave t’i kufizojnë për mos lejim për shërbim, etj”.
Njoftimi i plotë: