Nga sot në Kosovë do të trefishohen kapacitetet testuese, ka njoftuar në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton Gazeta Express.
Në një konferencë para mediave, ai ka falënderuar Qeverinë gjermane për dhurimin e 15 respiratorëve.
“Përmes juve po e falënderojmë popullin gjerman për të gjithë këtë angazhim, në mënyrë që Kosova ta kalojë e ta menaxhojë sa më lehtë pandeminë. Kjo është ndihmë për profesionistët shëndetësorë dhe angazhimin e tyre për të shpëtuar çdo jetë”, ka thënë ministri.
Ai ka shtuar se nga sot në Kosovë do të trefishohen kapacitetet testuese.
“Nga sot do të trefishohen kapacitetet testuese. Edhe një ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë, po pranojmë këtu 15 respiratorë. Ngritja e kapaciteteve humane është pjesë e angazhimit tonë”, tha ministri i Shëndetësisë.