Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i ka reaguar ashpër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për lejen e lëvizjes dhënë për ish-ministrin serb kundër të cilit protestonte dikur VV-ja, Aleksander Jabllanoviq.
Zeka ia ka përmendur Kurtit edhe dhënien e 10 milionë eurove për rrymën e serbëve të veriut, duke thënë se e gjithë kjo ka ndodhur për inat të presidentit Thaçi dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.