Kryetari i LDK se, Isa Mustafa, foli sot per reciprocitetin. Tregoi qe kjo pune eshte dardhe me bisht. Ne rastin konkret bishti eshte mullar, ne te cilin prap do te ngulet Kosova.
E mira e te gjitha te mirave do te ishte sikur qeveria e Kosoves, te konsultohej me miqet tane nderkombetar. Te degjohet mendimi i tyre. Asnje mase qe ne e vendosim nuk eshte mase kunder Serbise, po mase kunder vendeve tona mike. Vetem perendimi ne krye me ShBA te Amerikes mundet me ule ne prapanice Serbine. Sa na perket neve, as per ajerin e ndotur nuk kish me bisedu. Po e them per here te pare, sikur te mos ishte presioni nderkombetar mbi Serbine, dhe njohjet e legjendes Fadil Vokrri, sot e kesaj dite nuk do te ishim anetar te UEFA-s. Kete qe po e them mundet ne kohe me te mira me deshmu nje biznismen shqiptar ne Zheneve te Zvicres, pronar hotelesh.
Prandaj nuk ashte mire m’ u ngute. Qeveria Kurti duhet me ndertu shtepine e shkaterruar nga brenda. Politiken e jashteme eshte mire me lane ne doren e Amerikes dhe BE se. Nuk po them me i zdeshe pantollonat, ama edhe jo me i kercy xhelit ne vend te pules…!
Shkruan Milaim Zeka