• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Zëdhënësi i VV-së: Televizioni ynë s’është sikur të tjerët, VV vazhdon t’i ketë vijat e kuqe ndaj PDK-së

07/08/2020 - 17:08:21
Zëdhënësi i VV-së: Televizioni ynë s’është sikur të tjerët, VV vazhdon t’i ketë vijat e kuqe ndaj PDK-së

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu, mohon se televizionin e ri që themeloi partia e tij është produkt propagandues.

Ai po thotë se nuk është një televizion klasik, por një platformë sociale e komunikimit dhe nuk i nënshtrohet kritereve të njëjta sikur televizionet tjera në vend, njofton Klan Kosova

Lexo më shumë

Xhavit Haliti është njeri më meritor në UÇK dhe për kontakte me jashtë e sidomos me amerikanët

Haliti: Kosova sot e mori shuplakën më të rëndë në histori nga Amerika

September 12, 2025
10
Behrami: Nga sot Kosova i bashkohet Gjeorgjisë që udhëhiqet nga qeveri proruse

Behrami: Nga sot Kosova i bashkohet Gjeorgjisë që udhëhiqet nga qeveri proruse

September 12, 2025
17

 

 

“Ky projekt i yni nuk është i ngjashëm me një ndërmarrje mediatike sepse s’kemi skemë programore apo frekuencë transmetimi. Kjo është një platformë tjetër e komunikimit të Vetëvendosjes përmes rrjeteve sociale. Ky projekt duke shfrytëzuar platformën Youtube është zgjatje e produkteve që ne kemi në faqen e Facebook-ut”.

“Në Facebook ne vazhdimisht postojmë mesazhe apo argumentime të një çështje të caktuar, transmetimin live të konferencave për media dhe aktivitetinn e VV-së në Kuvend. Është një projekt me intervista me një nga gazetarët e VV-së. Është një temë që ne konsiderojmë se duhet trajtuar në një ambient tjetër dhe më pas të zhvillohet në një medium tjetër. VV nuk ndryshon asnjë raport me mediat”.

Kryeziu në Info Magazine tha se nuk do të barrikadohen me mediat e vendit dhe se kjo nuk do të thotë që s’do të jenë prezentë në to.

“Kjo nuk është kritikë ndaj mediave në vend, as barrikadim, as me bashkëpunimin me mediat në vend. As tërheqje nga sfidimi në televizionit lokale dhe kombëtare. Do të vazhdojë të jetë njëjtë bashkëpunimi me gazetarët siç kemi bërë deri më tani. Nuk ka asnjë nga tiparet e televizioneve konvencionale”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kryeziu tha se kritikat e gazetarëve erdhën sepse nuk u kuptua mirë formati i TVV-së derisa shtoi se Vetëvendosje nuk është e para që bëri një gjë të tillë, pasi që një praktikë e tillë ekziston edhe nga partitë tjerë të mëdha nëpër botë.

“Format e tilla të komunikimit nuk janë të shpikura nga VV. CDU ka një kanal në Youtube që është shumë më profesional se ky i yni dhe ka prononcime të shkurta me politikanë, përfshirë edhe Angela Merkel”.

Për krahasimin që ia bënë gazetarë dhe njerëz të shoqërisë civile me televizionin e Edi Ramës, ERTV, Kryeziu tha se kjo gjë është krejt e ndryshme dhe as që duhet krahasuar.

“Edi Rama është kryeministër, ndërsa Vetëvendosje është një subjekt politik. Po flasim për një produkt që s’është TV konvencional. As kritika dhe kriteret s’mund të jenë të njëjta”.

Ndërkaq, për thirrjen ndaj DK-së në nismën e VV-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti, Kryeziu thotë se kjo nuk nënkupton thirrje për bashkëqeverisje.

“Vetëvendosje ka vija të kuqe ndaj PDK-së dhe do të ketë vija të kuqe për çfarëdo lloj bashkëpunimi në qeverisje me të. Partitë opozitare komunikojnë për ta rrëzuar qeverinë, por nuk do të thotë se bashkëpunojnë në kuptimin e qeverisjes për ta rrëzuar qeverinë. Ne komunikojmë me PDK-në që ta kemi mbështetjen për ta rrëzuar qeverinë”

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Xhavit Haliti është njeri më meritor në UÇK dhe për kontakte me jashtë e sidomos me amerikanët
Lajme

Haliti: Kosova sot e mori shuplakën më të rëndë në histori nga Amerika

September 12, 2025
10
Behrami: Nga sot Kosova i bashkohet Gjeorgjisë që udhëhiqet nga qeveri proruse
Lajme

Behrami: Nga sot Kosova i bashkohet Gjeorgjisë që udhëhiqet nga qeveri proruse

September 12, 2025
17
Zyrtari amerikan i Mbrojtjes, gjatë ditës pritet nga Osmani
Lajme

Prokuroria Speciale e demanton Osmanin: Asnjë gazetar nuk është nën hetim

September 12, 2025
18
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Lëndohen dy persona në Qyshk të Pejës

September 12, 2025
6
9-vjeçari kafshohet nga qentë endacakë në Veternik të Prishtinës
Lajme

9-vjeçari kafshohet nga qentë endacakë në Veternik të Prishtinës

September 12, 2025
4
Votën për Albulena Haxhiun do të jep NISMA’n, marrëveshja është afër
Lajme

Limaj: Dimal Basha, duhet të shkarkohet e ka fyer historinë e Kosovës

September 12, 2025
11
Next Post
Sejdiu akuzon Bordin për shkollim specialistik: Shkeljet e tyre shkojnë deri në hetime për krim

Sejdiu akuzon Bordin për shkollim specialistik: Shkeljet e tyre shkojnë deri në hetime për krim

Më të fundit

  • Haliti: Kosova sot e mori shuplakën më të rëndë në histori nga Amerika
  • Behrami: Nga sot Kosova i bashkohet Gjeorgjisë që udhëhiqet nga qeveri proruse
  • Prokuroria Speciale e demanton Osmanin: Asnjë gazetar nuk është nën hetim
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi