Pasuria e Dua Lipës ka pësuar një rritje të lartë gjatë 2022, me 154 mijë funte në javë të fituara derisa ajo ka bërë investime në prona dhe paratë tjera i ka fituar nga shitja e biletave në turne
Pop princesha Dua Lipa është më e pasur së sa shumë pjesëtar të oborrit mbretëror.
Këngëtarja kosovare që ka lindur në Londër ka pasur një rritje të pasurisë prej 154 mijë funte në javë vitin e fundit – derisa ajo ka bërë investime të mençura si dhe për shkak të turneut të saj të suksesshëm.
Asetet neto për “krijimet e saj artistike” që i takojnë kompanisë së saj Radical kanë arritur deri në 30 milionë funte, 21.7 milionë funte më shumë së vitit 2021, sipas një raporti të publilkuar këtë javë,
Por, paratë që ajo ka fituar nuk kanë ardhur vetëm nga turneu i saj Future Nostalfia, që ka kontribuar më së shumti në rritjen e pasurisë së saj. Portofoli i saj u rrit edhe nga aksionet që nga 3 milionë funte shkuan në 13 milionë ku ajo bëri një blerje të mençur të një prone afër St Pancras Station për 1.5 milion funte, thone llogarite e saj.