Disa punëtorë po lëviznin një shtyllë elektrike pranë një manastiri të shekullit të 12-të në Tintern, Uells dhe aksidentalisht zbuluan një rrjet misterioz tunelesh.
Zbulimi ka ndodhur në kufirin mes Uellsit dhe Anglisë. Kompania bëri të ditur se tunelet me një lartësi rreth 1.2 metra nuk ishin fare në ndonjë hartë, por puna u ndal menjëherë sapo ato u zbuluan.
“Nuk kishim asgjë në hartat tona ku mund të na tregohej se kishte ndonjë gjë të pazakontë. Vetëm pak minuta pasi kishin nisur gërmimet, ekipi bëri zbulimin e jashtëzakonshëm për të cilin fillimisht menduam se ishte një shpellë”, tha Allyn Gore, udhëheqës i punimeve.
Daily Mail shkruan se arkeologët do të nisin menjëherë eksplorimin e tuneleve për të cilët nuk dihet asgjë të paktën në 100 vjetët e fundit.