Zarfet me vota të ardhura nga Serbia që shkaktuan alergjinë e rreth 26 zyrtarëve të Qendrës së Numërimit të Rezultateve po mbahen në karantinë në një nga zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës.
Organet e sigurisë janë në fazën e hetimeve prandaj edhe nuk kanë dhënë detaje të tjera, pos që Prokuroria e Shtetit po merret me këtë rast, njofton Klan Kosova.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu, ka thënë se në këtë fazë nuk mund të japin informata për shkaktarët e alergjisë./gazetmetro.net