Ish-këshilltari i presidentit Thaçi, ka reaguar pas takimit që Osmani ka pasur me dy emisarët ndërkombëtarë. Berhami ka shkruar se presidentja nuk po arrin ta menaxhojë nervozizmin e saj pas takimit me Escobar dhe Lajçak.
Ky është postimi i plotë:
Presidentja nuk po arrin ta menaxhojë nervozen e saj pas takimit me Eskobarin dhe Lajçakun.
Nuk ka faj, do ta kapërdijë çdo fjalë dhe çdo kauzë të rreme që ka ndërtuar këto vjet – prej luftës speciale kundër UÇK-së e deri te Zajednica dhe Manastiri i Deçanit.
Lëreni ta tregojë fytyrën e saj të vërtetë kështu, sepse kjo është origjinalja. Gjithçka tjetër përtej kësaj është fals.
Zajednica kalon kah Vjosa Osmani.
Manastiri i Deçanit kalon kah zyra e saj.
Presidentja e parë e Kosovës, të cilën nuk e pret as Sekretari i Shtetit, e shpreh kështu nervozen që e ka me vetveten.
Presidentja, njëjtë siç votoi pro-demarkacionit pas gjithë propagandës që bëri, do të jetë dhe bartëse e Zajednicës dhe Manastirit të Deçanit.