LSDM dhe koalicioni Mundemi tubimin përmbyllës të fushatës sonte do ta mbajnë në Manastir. Kryetari i Socialdemokratëve Zoran Zaev mbrëmë nga Kavadari, u bëri apel qytetarëve që më 15 korrik të dalin dhe të mbështesin programin e këtij koalicioni që garanton zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në BE.
“Me LSDM-në dhe MUNDEMI, kemi siguri, me VMRO-DPMNE-në kemi regjim, kemi rrezik. Kaq është e thjeshtë. Mos lejoni askush prej jush ose ata që na dëgjojnë përmes kamerave të mbesin në shtëpi, për shkak se qenka korona krizë, ndërsa mundemi me nja një dy ose tre orë të rrimë nëpër kafene, të shkojmë në shitore, të shkojmë në barnatore. 5 minuta për vendin tonë mundemi të ndajmë. Nëse rrimë në shtëpi kthejmë regjim”, deklaroi Zoran Zaev, LSDM.