Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti nuk është parë i pranishëm në seancën e sotme ku tashmë ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e presidentit.
Ndonëse LVV i bëri ftesë atij që të vijë për të votuar në seancë, Haliti nuk ka ardhur në seancë edhe pse emri i tij u thirr në Kuvend për të votuar.
Atij iu kërkua që të vijë nga Pogradeci i Shqipërisë në Kosovë dhe të votojë “Për pikë t’qefit” për Vjosa Osmanin, ashtu siç bëri me votën për Gluak Konjufcën për kryeparlamentar.
Ndërsa, shefja e GP-së së LVV-së Mimoza Kusari-Lila pak para nisjes së votimit tha se nuk kanë arritur të bisedojnë me Halitin.
Ndërsa pritja e Xhavit Halitit është bërë komike me parodi e meme që ia thurën atij në internet.