Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se kërkesat e Kurtit për ndarjen e integrimit nga dialogu me Serbinë, janë të logjikshme dhe të dëshirueshme.
Haliti në një prononcim për Gazeta Blic, tha se dëshira e të gjithëve në Kosovë është që integrimi i Kosovës të bëhet pa kushte.
Kërkesat e Kurtit, janë të logjikëshme dhe të deshirueshme jo vetëm për Kurtin, por edhe për të gjithë qytetarët e Kosoves. Kjo kërkesë do ishte e pranueshme për për faktorin ndërkombërarë menjëherë pas përfundimit të luftes, nëse neve do instalonim pushtetin tonë dhe do vendosnim e zbatonim ligjet evropiane në çdo aspekt.
LEXOJE EDHE KËTË LAJM????
Për ilustrim po ua japë shembullin e Timorit Lindorë, i cili u çlirua, u pavarësua dhe i hapi vehtes rrugen e integrimit duke vendosur e pranuar rregullat që ju kërkuan nga komuniteti ndërkombëtarë.
Pra dëshira e Albinit dhe po besoj e të gjithëve në Kosovë është që integrimi i Kosoves të bëhet pa kushte dhe i lehtësuar.Por populli thotë “dardhe e ka Bishtin” dhe dëshirat tona në këtë variant janë të pa realizueshme.
Pra është njëra anë e medales, ana tjetër është presioni ndërkombëtarë për stabilitetin e rajonit dhe integrimin e tij.
Sipas analizave politike të sigurisë që janë bërë nga ndërkombëtarët.Kosova është njëra nga pikat e nxehta nga ku mund të destabilizohet rajoni, prandaj për ta stabilizuar duhet fillimisht me u zbatu marrëveshjet dy palëshe e shumëpalëshe. Që dmth .
Stabilizimi i raporteve në mes palëve në Kosovë përmes themelimit të Asociacionit dhe zbatimit të marrëveshjeve tjera të nënshkruara në Bruksel.
Sipas meje Albini dhe ekipi i tij janë bërë të bezdishëm dhe të pa sinqertë me deklarimet e tyre, Si duket akrobati politik Albin Kurti mendjen e ka më shumë tek zgjedhjet a ardhëshme se sa për ti zgjedhë problemet e Kosoves dhe krijimit te besueshmërisë me partnerët strategjik.