Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti konsideron se çështja e zgjedhjes së presidentit është politizuar.
Sipas tij, është e tepërt që një subjekt politik të ketë tri funksionet shtetërore në udhëheqje.
“Presidenti është një çështje që e kanë politizu dhe unë e kam dhënë një mendim, është shumë që tri funksionet shtetërore me i pas një subjekt politik”, ka thënë Haliti.
Haliti është pyetur nëse do të qëndrojë në sallë, gjatë kohës së votimit të presidentit.
“Do ta analizoj personalisht dhe me siguri edhe në parti do të ketë një qëndrim me nejt apo mos me nejt”, ka theksuar ai.
Haliti ka mohuar zërat se vota e tij pro Konjufcës për t’u zgjedhur kryetar Kuvendi, ka qenë si shenjë proteste ndaj partisë së tij.
“Partia e parë me Kushtetutë e ka të garantume kryetarin e Kuvendit. Unë mendoj se ne është dasht’ të gjithë me votu Glaukun, ka pas një simbolikë që po ndryshojmë nga armiqësorja të kalojmë në procedura normale të funksionimit edhe të krijimit të institucioneve të shtetit, megjithatë ajo është politizu shumë, unë mendoj edhe sot po të kishte votim për kryetar të Kuvendit, unë prapë do ta kisha votu, kushdo që kish qenë e kisha votu”, ka thënë Haliti
Haliti përmend faktin se ka pasur një debat lidhur me udhëheqjen e Grupit parlamentar të PDK-së dhe anëtarit të kryesisë.
Sipas tij, Bedri Hamza ka qenë i duhur për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të PDK-së.
“Absolutisht jo. Ne e kemi ngarku një nënkryetar që ka respekt dhe unë besoj që e kam pas atë post mjaftueshëm ne e kemi pas një debat lidhur me udhëheqjen e kryetarit të GP dhe anëtarit të kryesisë, por nuk kam kërku, por unë kam debatu lidhur me atë se çfarë do të duhej të ishte niveli i përfaqësimit. Hamza i plotëson të gjitha kushtet që i kërkon një pozitë e tillë”, shtoi ai për IndeksOnlinen.