Nazim Hajdini, kryetar i Bashkësisë Lokale në Brezincë, vend ky që gjendet në zonën kufitare me Serbinë, është ankuar se është shtuar prezenca ushtarake.
“Menjëherë pasi agresori Rus filloi luftën për pushtimin e Ukrainës, shteti i Serbisë e ka shtuar prezencën ushtarake në fshatin tonë, Breznicë, duke e rrethuar nga gjitha anët e duke shtuar panikë tek bashkëfshatarët”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Të nderuar bashkëfshatarë dhe më gjerë!
Menjëherë pasi agresori Rus filloi luftën për pushtimin e Ukrainës, shteti i Serbisë e ka shtuar prezencën ushtarake në fshatin tonë, Breznicë, duke e rrethuar nga gjitha anët e duke shtuar panikë tek bashkëfshatarët.
I ftojmë bashkëfshatarët të mos kenë frikë dhe t’a ruajnë qetësinë nga provokimet e ndryshme.
Kryetar i BL- Breznicë
“Shpërthen” përplasje e re në LDK, Krasniqi akuzon rëndë Gazmend Muhaxherin për falsifikim
Biden: Me liderët e G7-ës ramë dakord ta ndalojmë Rusinë në këtë formë