Ish-kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku i cili është duke qëndruar në paraburgim në Prishtinë, ka dy ditë që është futur në grevë urie.
Ashtu siç bën të ditur avokati i tij, Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook, kësaj greve Zharku i ka hyrë për shkak të përkeqësimit të cilësisë së ushqimit.
“Sipas tij përvec ushqimit të dobët që ai nuk mundet fare ta konsumoj edhe për shkak se ai është diabetik. As në kantinën që është brenda burgut nuk ka fare ushqime cilësore që mund të blihen nga të paraburgosurit. Greva e tij është sensibilizuese që cështja e ushqimit në burg të përmirësohet. Sot e kam vizituar dhe gjendja e tij është stabile, me shenja të përkeqësimit”, ka shkruar Gashi.