• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

VV partia më e pasur në Kosovë ( foto )

11/12/2020 - 20:15:26
Goditet VV-ja: Kurti, Konjufca, Haxhiu, Vitia e Abazi, do të mbesin jashtë Kuvendit

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar raportin ‘Kuleta” e subjekteve politike parlamentare. Si qëndrojnë financiarisht ato?. Sipas këtij raporti del se Lëvizja Vetëvendosje është partia më e pasur në Kosovë. Pas saj sipas këtij raporti vije Partia Demokratike e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Sipas KDI-së, subjektet politike parlamentare për vitin 2019 kanë deklaruar pasuri afatgjata dhe afatshkurta në vlerë të përgjithshme prej mbi 420 mijë eurosh.

Lexo më shumë

Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend

May 9, 2025
9
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash

Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë

May 9, 2025
8

Në këtë kategori përfshihen tokat, objektet, pajisjet, pasuritë e paprekshme, llogaritë e arkëtueshme, parapagimet, paratë dhe pasuritë e tjera.

“Subjekti që ka deklaruar më së shumti pasuri është Lëvizja Vetëvendosje, në vlerë prej gjithsej 136,508 euro. LVV pasohet nga PDK me 70,986 euro, AAK me 45,724 euro, NISMA me 42,044 dhe Lista Serbe me 40,255 euro”, është thënë në këtë raport.


Po sipas KDI-së subjektet politike IRDK dhe PAI kanë deklaruar se nuk kanë fare pasuri. Ndërsa, subjekti më i madh politik i koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar vetëm 12,817 euro pasuri, duke u renditur kështu si vetëm subjekti i tetë me më së shumti pasuri.

Në anën tjetër, sipas raporteve, duket se subjektet politike nuk qëndrojnë mirë me detyrimet që kanë. Kjo për shkak se subjektet politike kanë deklaruar rreth 2 milion euro detyrime, ku përfshihen huatë e pagueshme, të hyrat e shlyera, llogaritë e pagueshme dhe detyrime tjera.

“Në fakt, vetëm dy subjektet PDK dhe LDK kanë deklaruar mbi 1,1 milion euro, apo gati 2/3 e detyrimeve të përgjithshme të të gjitha subjekteve politike parlamentare në Kosovë. PDK ka deklaruar 612 mijë euro detyrime, ndërsa LDK 503 mijë euro detyrime. Pas tyre radhitet AAK me plot 463 mijë euro LVV 136,508 euro PDK 70.986 euro AAK 45,255 euro NISMA 42,044 euro L. Serbe 40,255 euro LDK 12,817 euro”, vazhdon raporti.

Subjektet politike, përkatësisht ato parlamentare, përfitojnë nga paratë e taksapaguesve, përkatësisht buxheti i shtetit, rreth 4.2 milionë euro çdo vit. Këto mjete ndahen për subjektet politike përmes Fondit për mbështetjen e subjekteve politike për financimin e aktiviteteve të rregullta, përmes së cilit është paraparë që rreth 3,8 milion euro të ndahen për subjektet politike ndërsa mbi 400 mijë euro për grupet përkatëse parlamentare. Janë gjithsej 13 subjekte parlamentare, që kanë fituar ulëse në legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e vitit 2017, të cilat kanë përfituar çdo vit mjete nga ky fond.

Këto mjete janë ndarë deri në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019

Bazuar në numrin e mandateve, përfituesit kryesorë të këtij fondi ishin subjektet e ish-koalicionit PAN (PDK, AAK, NISMA dhe të tjerat) me gjithsej 1,228,500 euro/në vit, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 1,008,000 euro, koalicioni LDK-AKR me 913,500 euro, Lista Serbe me 283,500
euro, KDTP dhe koalicioni VAKAT me nga 63,000 euro, si dhe NDS, SLS, PDAK, PLE, JGP, PAI dhe PREBK me nga 31,500 euro secila.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë
Lajme

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend

May 9, 2025
9
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë

May 9, 2025
8
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot dita e 13-të e “Cirkut” politik: A do të konstituohet Kuvendi

May 9, 2025
3
Sot 10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” si nisi ky konflikt?
Lajme

Sot 10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” si nisi ky konflikt?

May 9, 2025
5
Si e zbuloi policia që 29-vjeçari në Ferizaj po bashkëjeton me një të mitur
Lajme

Ja sa gjoba trafiku i shqiptoni polici për 24 orë në Kosovë

May 9, 2025
6
Publikohen biseda e Hysri Selimi me shërbin e BIA-s serbe për radikalizëm fetar në Kosovë
Lajme

Publikohen biseda e Hysri Selimi me shërbin e BIA-s serbe për radikalizëm fetar në Kosovë

May 9, 2025
32
Next Post
Aksident në Llaushë, 7 persona në spital

Aksident në Llaushë, 7 persona në spital

Më të fundit

  • Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend
  • Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë
  • Sot dita e 13-të e “Cirkut” politik: A do të konstituohet Kuvendi
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi