• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

VV-ja nuk i ka votat për Qeverinë e re

20/03/2025 - 07:58:11
“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër

Në katrahurën e qëndrimeve kundërthënëse të zyrtarëve të partive politike të cilët ende nuk kanë treguar gatishmëri për të filluar zyrtarisht negociatat për krijimin e Qeverisë së re, Arbërie Nagavci, nga LVV shprehet e bindur se Albin Kurti do të jetë kryeministër edhe për një mandat. Por, kur pyetet nga RTV21 se a i ka VV-ja votat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re, ministrja që edhe kësaj radhe ishte për ngutë dha këto përgjigje.

‘’VV-ja natyrash si parti fituese e zgjedhjeve do të krijoj Qeverinë e re. E rëndësishme është që Qeveria do të jetë e udhëhequr nga VV-ja dhe nga kryeministri Kurti. Do t’i kemi votat e nevojshme”, tha Nagavci.

Lexo më shumë

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën

May 13, 2025
4
Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

May 13, 2025
47

Vetëvendosje është duke llogaritur në votat e dhjetë deputetëve të minoriteteve jo serbe, por deri tani vetëm shtatë prej tyre kanë konfirmuara se e mbështesin Kurtin. Të paktën kështu i ka thënë televizionit bashkëpunëtorja e Kurtit, Emilia Rexhepi nga Partia e Re Demokratike.

Ndërkohë partitë opozitare akuzojnë LVV-në se qëllimshëm po zvarrisin krijimin e Qeverisë së re në mungesë të votave për një gjë të tillë.

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj për RTV21 shprehet e bindur se Qeverinë e re do ta krijojë blloku opozitar nëse gjejnë një gjuhë të përbashkët politike.

‘’Duke krahasuar me mandatin e kaluar kur ata i kishin votat për formimin e Qeverisë dhe që procesi zgjedhor ka shkuar shumë shpejtë edhe përkundër ankesave që kanë qenë, tash po shihet që qëllimshëm po gjejnë arsye me zvarritjen duke bërë ankesa edhe ndaj KQZ-së edhe ndaj krejt procesit në mënyrë që të zvarrisin në mënyrë që ta zvarrisin procesin. Unë mendoj se arsyeja e vetme është se këta nuk i kanë numrat për formimin e Qeverisë. Ne kemi thënë qartë që ne si AAK jemi për formimin e Qeverisë nga blloku opozitar që ka qenë. Normal se këtu duhet të darkordohen të gjitha partitë politike edhe të bëhet Qeveria. Ne i kemi numrat”, tha Kadrijaj.Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, përjashton mundësinë e bashkëpunimit të kësaj partie me VV-në.

‘’Aktualisht PDK-ja është kundër koalicionit me VV-në. Kundër LDK-së dhe AAK-së nuk është, por nëse bëhet një koalicion i tillë atëherë PDK duhet të udhëheq me Qeverinë”, tha Haliti.

Haliti nuk përjashton mundësinë se larg syrit të mediave ka bisedime midis subjekteve politike opozitare për krijimin e Qeverisë.

‘’Largë syrit të mediave mund të ketë kontakte dhe ide se si mund të funsksionojnë, por deri më tash nuk ka asgjë konkrete. PDK-ja dhe strukturat e saj kanë biseduar edhe para zgjedhjeve do të ishte absurde për mos me bisedu edhe tash. Problemi është si të bëhet Qeveria”, shtoi Haliti.

Pas shpërfaqjes së përçarje brenda këtij subjekti politik, zyrtarët e LDK-së nuk kanë papranuar të flasin para kamerës nëse problemet e brendshme pamundësojnë fillimin e negociatave me subjektet politike.

Por, parapa kamerës i thanë televizionit tonë se kryesia ende nuk ka vendosur për një gjë të tillë. LDK-ja ndërkaq përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me VV-në.

Ligjëruesi i universitar i sociologjisë politike, Bekim Selishta, vlerëson si shqetësues faktin që partitë politike ende nuk kanë filluar zyrtarisht bisedimet për krijimin e Qeverisë së re. Sipas tij, Kosova nuk ka komoditetin që të zvarris procesin e krijimit të një Qeverie stabile për shkak edhe të ndryshimit të gjeopolitikave në rajon.

‘’Ankesat e vazhdueshme krijojnë vakume ligjore dhe nuk lejojnë të krijohen institucionet e reja. Kosova si shtet i vogël nuk kemi nevojë të zvarrisim kaq gjatë formimin e Qeverisë sepse nuk kemi kohë. Kemi nevojë për një Qeveri e cila i jep përparësi interesave të vendit sesa atyre partiake”, tha Selishta.

Ndërkohë, partitë politike që ishin në garë zgjedhore vazhdojnë akuzat e ndërsjella për manipulim të rezultatit zgjedhor.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën
Lajme

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën

May 13, 2025
4
Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës
Bota

Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

May 13, 2025
47
Merz mesazh Putinit: Mos na nënvlerëso se kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë
Lajme

Merz mesazh Putinit: Mos na nënvlerëso se kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë

May 13, 2025
57
22 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit
Lajme

Ekskluzive: Pse u vra nga Miloshi, politikani Femi Agani

May 13, 2025
18
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

May 13, 2025
0
Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin
Lajme

Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin

May 13, 2025
11
Next Post
Ja çka tha Rutte pas takimit me Vuçiq: Si t’i forcojmë marrëdhëniet NATO-Serbi

Ja çka tha Rutte pas takimit me Vuçiq: Si t’i forcojmë marrëdhëniet NATO-Serbi

Më të fundit

  • Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën
  • Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës
  • Merz mesazh Putinit: Mos na nënvlerëso se kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi