Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në komunën e Vushtrrisë.
Telegramisot.com, ka mësuar se një veturë është përplasur me një traktor.
Asnjëri prej shoferëve nuk është lënduar por vetëm bashkëudhëtari i shoferit në traktor. Ai ka pësuar lëndime të lehta pasi që ra në tokë pas aksidentit.