Në Komunën e Vushtrrisë ka 10 ditë që nuk ka asnjë rast me coronavirus, ani pse kishte vazhdimisht testime.
Kështu ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në Faebook.
Ai ka thënë se sonte priten rezultatet e ristestimit të pacientëve pozitiv me Covid-19, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Në këtë kohë syfyri, dua të falënderoj gjithsecilin nga ju të dashur qytetarë të Vushtrrisë për durimin e disciplinën e treguar.
10 ditë 0 raste pozitive me #coronavirus ndërsa kishim vazhdimisht teste.
Sonte i presim rezultatet e ritestimit të pacientëve pozitiv me Covid 19 dhe lutemi për shërimin e tyre
Vazhdojmë ju lutem të rrimë në shtëpi e të mbajmë distancën, vetëm kështu nuk e marrim e nuk ja bartim askujt Virusin.
Zoti ju ruajt!