Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka pranuar një informacion për gjuajtje me armë zjarri në një nga fshatrat e Vushtrrisë.
Me të dal në terren, PK ka lokalizuar vendin, me ç’rast në vendin e ngjarjes me të hyrë në oborr kanë vërejtur gëzhojat.
Policia ka arritur të kontaktoi pronarin e shtëpisë i cili ka pranuar se ka gjuajtur me armë zjarri në shenjë gëzimi.
”I dyshuari J. B., 56 vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor dhe si provë materiale i është konfiskuar një armë zjarri A-47, një karikator me dy fishek të kalibrit 7.62×39 mm dhe pesë gëzhoja të kalibrit të njëjtë”, thuhet në komunikatë.
”Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar Xh. A., 65 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj ti është iniciuar rasti, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.