Një burrë nga fshatin Oshlan i Vushtrrisë, ka raportuar dje në polici rreth orës 12:00 se bashkëshortja e tij, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Siç bën të ditur Policia në raportin e saj 24-orësh, njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimë.
“Fsh. Oshlan, Vushtrri 21.05.2021 – 12:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktimë femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.