Çfarë na ndan neve prej kafshëve është vullneti jonë.
Kjo është aftësia e trurit tonë për të na ndalur nga impulset dhe për t’i rezistuar joshjes, transmeton Telegrafi.
Vullneti na ndihmon të bëjmë atë se çfarë është e drejtë në periudhë afatgjate dhe të mos e bëjmë atë që duam për momentin.
Kjo është diçka që na mundëson vet-kontroll më të lartë dhe u ndihmon individëve të bëhen më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më të pasur.
Njerëzit që kanë pak vullnet rrallëherë janë në rregull.
Ata dështojnë t’i kontrollojnë dhe menaxhojnë mendimet dhe emocionet.
Vullneti na prek neve në të gjitha aspektet, duke përfshirë në dietë, biznes apo edhe në sporte.
Këto janë gjëra të cilat kërkojnë domosdoshmërish përkushtim për të fituar.
Në këto raste vullneti na ndihmon të përkushtohemi më shumë sesa çdo gjë tjetër.
Hulumtimet kanë zbuluar se vullneti është më i rëndësishëm edhe sesa niveli i inteligjencës së një personi.
Prandaj edhe thonë ekspertët se më e rëndësishme është të bëheni të vet-disiplinuar sesa të bëheni më të mençur.
Vullneti është diçka që mund të praktikohet e i cili na jep kontroll mbi impulset tona.
Njerëzit veçse e din se cilat janë gjërat e duhura për t’i bërë, por nuk kanë vullnet t’i bëjnë ato. Pra, më lehtë është të dështoni e të ankoheni sesa të keni vullnet për të punuar e për të arritur sukses. /Telegrafi/