Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin tha mbrëmë se biseda për ekonomi mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq është duku u ndjekur me vëmendje dhe aprovim nga narkokartelet e drogës.
“Kur Kurti dhe Gjukanoviqi bisedojnë për ekonominë, ata ndiqen me vëmendje dhe miratim nga narkokartelet e drogës, të cilat kanë pasur humbje të mëdha ekonomike si pasojë e mbylljes së kufijve”, tha Vulin për mediat serbe, transmeton Gazeta Express.
Në mesin e temave të bisedës telefonike mes Kurtit e Gjukanoviqit ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi.
Kurti me këtë rast ka deklaruar se është për një dialog të përgatitur mirë e me parime dhe jo për një zgjidhje të shpejtë, nën udhëheqjen e BE-së dhe ShBA-ve, të cilat nuk mund të zëvendësohen apo ta përjashtojnë njëra tjetrën.