Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas takimit me pesë diplomatët që sot erdhën në Prishtinë e më pas shkuan në Beograd.
Vuçiq e cilësoi këtë takim si “të vështirë”, derisa tha se në Bruksel e presin “takime të rëndësishme”.
“Takim i vështirë me pesëshen. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Në ditët në vijim pres takime të rëndësishme në Bruksel”, ka shkruar në Instagram Vuçiq.
Rreth orës 14:30 në Presidencën serbe ka nisur takimi mes diplomatëve perëndimorë dhe Vuçiqit. /Express/