Një video e presidentit serb Aleksandar Vuçiq është bërë hit në internet.
Ai u kap nga kamerat duke thënë se dëshiron që Serbia të zhduket. “Dua që Serbia të zhduket”, thotë ai në video.
Në komente, shumica e njerëzve e kuptojnë atë që dëshironte të thoshte presidenti, por gjithashtu kuptojnë se kjo është një mundësi ideale për t’u argëtuar në kurriz të faktit se e gjithë kjo mund të interpretohet në disa mënyra. Ndaj ata e shpërndajnë këtë video si “një lloj prove” se çfarë vërtet dëshiron Vuçiq nga Serbia. /Danas