Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 2 shtatorit në Uashington, të cilin sot e ka bërë të ditur emisari special i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell.
“Serbia nuk është në pozicion që të refuzojë këtë takim, apo ndonjë tjetër”, raporton B92.
“Në negociata marrin pjesë, tema do të jetë ekonomia, kjo është e rëndësishme për ne dhe është temë e mirë”, u shpreh Vuçiq.
Nga këndvështrimi i amerikanëve, dy shtete të pavarura po marrin pjesë në negociata, thotë Vuçiq, dhe kjo është sipas tij, se si Brukseli na shikon neve.
Presidenti serb u shpreh dyshues nëse udhëheqësit e shtetit të Kosovës do të jenë në Uashington vetëm për çështjet ekonomike.
Sipas tij, Prishtina është e interesuar që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe jo te bashkëpunimi ekonomik.