• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Vuçiq provokon e nxjerr ushtrinë në stërvitje për t’i frikësuar fqinjtë FOTO

10/10/2020 - 20:11:58
Vuçiq provokon e nxjerr ushtrinë në stërvitje për t’i frikësuar fqinjtë FOTO

Avionë, helikopterë dhe tanke të prodhimit rus zhvilluan qitje të shtunën në Pester, një zonë e vetmuar stërvitjesh në Serbinë perëndimore, ndërsa në qiell fluturonin dronët ushtarakë kinezë.

Manovrat e quajtura Bashkëpunimi 2020 ishin demonstrim i një fuqie ushtarake të ripërtëritur të Serbisë dhe u ndoqën nga presidenti Aleksandar Vuçiq, anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik dhe personalitete të tjera.

Lexo më shumë

Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend

May 9, 2025
10
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash

Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë

May 9, 2025
10

Gjatë stërvitjeve u nënvizuan lidhjet e ngushta ushtarake të Serbisë me Pekinin dhe Moskën.

Vitet e fundit, Beogradi ka përshpejtuar shpenzimet e mbrojtjes ndërkohë që kërkon dominim në Ballkanin Perëndimor.

Buxheti i tij ushtarak u rrit në rreth 1.14 miliardë dollarë në vitin 2020 dhe 2019, që është 43% më shumë se në 2018. Shpenzimet ushtarake të këtij viti përbënin rreth 2.4 për qind të produktit të brendshëm të përgjithshëm, përcjell Zëri i Amerikës raportin e Reuters.

“Jemi duke forcuar ushtrinë tonë për të parandaluar çdo agresor, nuk kemi ndërmend të nisim ndonjë konflikt”, u tha Vuçiqi gazetarëve pas stërvitjes.

Për herë të parë, Serbia demonstroi përdorimin e dronëve luftarakë kinezë CH-92A, dislokimi i parë i mjeteve fluturuese kineze pa pilot në Evropë. Ajo mori gjashtë dronë të tillë në qershor.

Pekini e sheh Serbinë si pjesë të nismës “Një Brez Një Rrugë”, që synon hapjen e lidhjeve të reja të tregtisë së jashtme për kompanitë kineze që kanë investuar miliarda euro, kryesisht kredi të buta, për projekte të infrastrukturës dhe energjisë.

Për stërvitjen e së shtunës, ushtria serbe dislokoi atje 40 avionë, rreth 150 automjete, përfshirë tanke dhe transportues të blinduar si dhe rreth 2’800 trupa.

Ushtria serbe përdor kryesisht teknologji ish-sovjetike, por vitet e fundit Beogradi ka blerë avionë luftarakë MiG-29 dhe armë të tjera nga Rusia, përfshirë helikopterë Mi-35 dhe sistemin e mbrojtjes ajrore Pancir, që u demonstrua të shtunën.

Serbia, e cila është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shpalli neutralitetin ushtarak në vitin 2006. Ajo iu bashkua Programit të NATO-s Partneritet për Paqe, megjithëse nuk kërkon anëtarësim të plotë në aleancën perëndimore të mbrojtjes.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë
Lajme

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend

May 9, 2025
10
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë

May 9, 2025
10
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot dita e 13-të e “Cirkut” politik: A do të konstituohet Kuvendi

May 9, 2025
4
Sot 10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” si nisi ky konflikt?
Lajme

Sot 10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” si nisi ky konflikt?

May 9, 2025
9
Si e zbuloi policia që 29-vjeçari në Ferizaj po bashkëjeton me një të mitur
Lajme

Ja sa gjoba trafiku i shqiptoni polici për 24 orë në Kosovë

May 9, 2025
8
Publikohen biseda e Hysri Selimi me shërbin e BIA-s serbe për radikalizëm fetar në Kosovë
Lajme

Publikohen biseda e Hysri Selimi me shërbin e BIA-s serbe për radikalizëm fetar në Kosovë

May 9, 2025
55
Next Post
Daut Haradinaj i pergjigjet Vuçiçit më këtë video të ushtarëve të Kosovës (video)

Daut Haradinaj i pergjigjet Vuçiçit më këtë video të ushtarëve të Kosovës (video)

Më të fundit

  • Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend
  • Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë
  • Sot dita e 13-të e “Cirkut” politik: A do të konstituohet Kuvendi
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi