Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se pret befasia nga negociatat për dialogun që do të zhvillohen Shtëpinë e Bardhë në Washington me 4 shtator.
“Thelbi është që (Avdullah) Hoti dhe zyrtarë shqiptarë thonë se po shkojnë në Shtetet e Bashkuara për njohje. Kishte edhe deklarata jozyrtare nga udhëheqësit në rajon që do të nënshkruaj çkado që ofrohet në Washington”.
“Këtë e dëgjova me kujdes. Unë pres një befasi, nuk hezitoj ta them këtë, dhe do t’i kërkoj falje administratës amerikane nëse kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Vuçiq për TV Pink.