Kreu i Lëvizjes Çlirimi (Oslobodjenje), Mladjan Gjorgjeviq, ka thënë se regjimi i presidentit Aleksandar Vuçiq është duke punuar aktivisht për njohjen e pavarësisë së Kosovës, sepse kjo ishte “natyra e vërtetë e fjalimeve gjithnjë e më të shpeshta për botën serbe”.
“Kohët e fundit, Vuçiq vazhdimisht ka folur për Republika Srpska, duke dërguar megafonin e tij (Ministrin e Brendshëm) Aleksandar Vulin për të folur në lidhje me idenë neoradikale të botës serbe, duke e bërë të dukshme balonën testuese në formë të disa non-papers në lidhje me shkëmbimin e territoreve”, tha ai.
Ai shpjegon se qëllimi i gjithë kësaj është “rënia e daulleve nacionaliste” në mënyrë që të krijohet përshtypja në publik se diçka po merret në këmbim të disa koncensioneve të mëdha që bën ky regjim në Kosovë.
“Vuçiq premtoi Kosovën në këmbim të mbështetjes së Perëndimit për ardhjen e tij në pushtet në vitin 2012. Prej atëherë e deri më sot, ai ka nënshkruar 48 marrëveshje të ndryshme me shqiptarët dhe tani e fundit, për të cilën insistojnë Uashingtoni, Berlini dhe Brukseli, ka arritur të realizohet. Me këtë marrëveshje, regjimi do të njohë të ashtuquajturën Kosovë dhe i jep asaj një vend në Kombet e Bashkuara”, shkruan agjencia e lajmeve “Beta”.
Ai shton se Vuçiçq kërkon që të qetësojë publikun duke krijuar përshtypjen se Serbia do të marrë Republika Srpska në këmbim të njohjes së Kosovës.