Nuk ka asnjë plan të madh, asnjë marrëveshje, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës,
Kështu tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq duke përsëritur se kushti i tij për diskutime thelbësore për këtë çështje është heqja paraprake e taksës, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Pas kthimit të tij nga Uashingtoni, Vuçiq tha se ka pasur shumë të pavërteta këto ditë dhe se ai dëshiron t’iu tregojë qytetarëve të vërtetën e plotë të asaj që po diskutohet, cilat janë temat në tryezë dhe çfarë po bën Serbia në lidhje me të.