Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur sërish për Kosovën duke thënë, se ai e mbrojti Kosovën më mirë se të gjithë politikanët para tij, teksa shtoi se do të vazhdojë edhe më tutje ta bëjë këtë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Gjatë qeverisjes së tyre, 90 vende njohën pavarësinë e Kosovës, ata vetëm heshtën për këtë. Unë nuk do të hesht dhe do të mbroj Kosovën siç di dhe mundem”, citohet të ketë thënë Vuçiq për TV Prva.
Vuçiq tutje foli edhe për letrën e Biden duke shtuar se ajo letër nuk duhet nënvlerësuar, pasi Biden është një njeri shumë inteligjent.
“Ai është një udhëheqës politik serioz dhe i thekur e me përvojë. Ka gjëra që janë fakte, por nëse doni të dërgoni një mesazh politik, ju merrni telefonin dhe telefononi”, tha Vuçiq.
Vuçiq tutje deklaroi se nuk ka asnjë “non-paper” me kërkesën për njohjen e Kosovës, por ajo që ekziston dhe ato që ai pret janë “presione të rënda” dhe bashkimi i forcave të Uashingtonit dhe Brukselit.