Presidenti Aleksandar Vuçiq sonte ka thënë se “është mit se Kosova është e jona, por gjithashtu se është vetëm mit se Serbia dhe populli serb nuk gëzojnë ndonjë të drejtë në Kosovë”. Ai deklaroi kështu derisa shtoi se Serbia është e gatshme për një kompromis me Kosovën, në kuadër të dialogut.
“Është se gjithçka është e lehtë dhe e thjeshtë dhe se ne duhet t’i themi botës që të largohen nga Kosova sepse është vetëm e jona. Nuk është e lehtë ta kombinosh atë me atë që është situata reale, por është gjithashtu një mit se Serbia dhe populli serb të mos gëzojnë asnjë të drejtë në Kosovë”, tha Vuçiq.
Vuçiq shtoi se nevojitet një qasje që mundëson zgjidhjen e problemit me Kosovën, në atë mënyrë që të krijohet më shumë besim mes shqiptarëve dhe serbëve.
Ndonëse e përmendi kompromisin, presidenti serb tha se “Kosova nuk do të marrë kurrë një ulëse në OKB”.
Ai gjithashtu njoftoi në takimin e ardhshëm, që pritet të mbahet më 29 korrik do të ketë një emërtim të ri për nismën Mini-Schengen.
“Në samitin e ardhshëm, ne do t’i japim një emër të ri kësaj nisme, ajo nuk do të jetë Mini-Schengen. Ne do të përpiqemi të prekim disa tema të reja më 29 korrik, luftën kundër katastrofave dhe tërmeteve”, bëri me dije Vuçiq.
Sot, Vuçiqi, Edi Rama dhe Zoran Zaev kanë dalë me deklaratë trepalëshe për “Ballkanin Perëndimor Evropian”, duke përsëritur qëndrimet e tyre se Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Serbia janë në BE dhe se nuk ka alternativë tjetër për vendet e Ballkanit.