• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Vuçiq: Do të luftojmë shumë për Kosovën, por nuk ka asnjë zgjidhje të lumtur për ne

06/06/2020 - 12:29:04
Vuçiq: Do të luftojmë shumë për Kosovën, por nuk ka asnjë zgjidhje të lumtur për ne

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është zotuar se do “luftojë” për Kosovën, por ka paralajmëruar se nuk do të ketë zgjidhje të lumtur për Serbinë.

“Për ne, nuk ka zgjidhje të lumtur për Kosovën. Nuk është detyrë e presidentit të Serbisë të mashtrojë njerëzit. Do të ketë përpjekje për të zgjidhur gjërat gjatë vitit të ardhshëm, por nuk dihet nëse do të zgjidhen”, ka deklaruar Vuçiq gjatë një interviste për televizionin serb “Prva”.

Lexo më shumë

T’përbashkuar në marrëzi

T’përbashkuar në marrëzi

May 17, 2025
9
Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë

Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë

May 17, 2025
10

Vuçiq theksoi se nuk mund të pritet që fuqitë e mëdha botërore do t’ia ndryshojnë Serbisë qëndrimin e saj për pavarësinë e Kosovës dhe as qëndrimin për ndryshim të kufijve me Kosovën.

“Para nesh i kemi gjashtë muaj luftë të vështirë politike për interesat tona kombëtare në Kosovë dhe Metohi dhe për të drejtat e njerëzve tanë atje”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se pret nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak që ta vizitojë Beogradin dhe Prishtinës, menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi, që do të mbahen më 21 qershor.

“Unë pres që Lajçak të vijë në Beograd menjëherë pas zgjedhjeve. Nuk ka zgjidhje të lumtur për ne, çfarëdo qoftë ajo, ne nuk mund të jemi të kënaqur veçanërisht. Nuk mund t’i gënjej njerëzit. Puna e presidentit ose dikujt që merret me politikë nuk është t’i mashtrojë njerëzit”, u shpreh Vuçiq.

Presidenti i Serbisë ka shtuar se pret edhe bisedime me Richard Grenell, të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne do të përpiqemi ta bëjmë (rezultatin e negociatave midis Kosovës dhe Serbisë) zgjidhje më pak e pafavorshme, dhe ta bëjmë atë të favorshëm është jorealiste,” tha Vuçiq.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Kosova vendosi taksën 100 për qind. Në prill të këtij viti, Kosova e pati zëvendësuar taksën me masën e reciprocitetit. Por, Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti e hoqi reciprocitetin dhe tha se tani pret nga Serbia që të heqë pengesat e tjera, në mënyrë që palët të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

T’përbashkuar në marrëzi
Lajme

T’përbashkuar në marrëzi

May 17, 2025
9
Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë
Lajme

Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë

May 17, 2025
10
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi
Lajme

Memli Krasniqi: Deputetët e VV-së kërkuan që deputetët të mblidhen një herë në javë

May 17, 2025
20
Kancelari gjerman Merz nga samit europian dërgon porosi për Rusin e Putinit
Lajme

Kancelari gjerman Merz nga samit europian dërgon porosi për Rusin e Putinit

May 17, 2025
11
Blerim Kuçi e braktisë AAK-në dhe i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës
Lajme

Blerim Kuçi e braktisë AAK-në dhe i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës

May 17, 2025
10
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot “Cirku” i 17 në Kuvendin e Kosovës

May 17, 2025
6
Next Post
Thaçi: Kurti e të tjerët të japin përgjegjësi për shtytjen e studentit në vetëvrasje

Thaçi: Tash presioni të drejtohet nga Serbia

Më të fundit

  • T’përbashkuar në marrëzi
  • Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë
  • Memli Krasniqi: Deputetët e VV-së kërkuan që deputetët të mblidhen një herë në javë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi