40-vjeçari Edmond Koçi, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Durrës.
“Mond Çekiçi”, konsiderohet nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që është pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.
Në muajin maj 2009 Edmond Koçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Edmond Çekiçi ishte anëtar i bandës së Lul Berishës.