Gazetari meksikan, Arturo Alba është vrare në një nga zonat më rë rrezikshme të Meksikës sa i përket sigurisë.
Sipas gjykatësit Cezar Peniche, gazetari i Multimedios është qëlluar me 11 plumba, duke shtuar se motivi i sulmit deri më tani nuk dihet,
Ai ka bërë të ditur se nuk e hedhë poshtë mundësinë që Alba ishte i grupeve mafioze për shkak të punës së tij si gazetar në qytetin Siuadad Huares, që është shumë afër vendkalimit kufitar El Paso në Teksas të SHBA’ve.
Kujtojmë që në Meksikë, kartelët e drogës i kanë shpesh cak gazetarët që raportojnë për të bëmat e tyre.
Nga fillimi i vitit janë vrarë të paktën pesë gazetarë në Meksikë