Një gazetare është qëlluar për vdekje në Afganistan, bashkë me shoferin e saj.
Malala Maiwand ishte në rrugën e saj për në punë në Jalalabad të enjten kur një burrë i armatosur shtiu me armë zjarri në veturën e s
aj. Edhe shoferi i saj, Mohammad Tahir, u vra gjithashtu.
Asnjë grup ende s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Vrasja vjen pas një deklarate që nënshkruan NATO dhe BE-ja, e cila dënon vrasjet në Afganistan.
Një zëdhënës i rajonit i tha mediave lokale që vrasësi ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Maiwand, gjithashtu edhe një aktiviste, më herët kishte folur për sfidat e grave gazetare në vend.
Nëna e saj, gjithashtu një aktiviste, ishte vrarë nga një person i panjohur pesë vjet më parë, raporton Reuters.