Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Ukrainë, ku është qëlluar për vdekje djaloshi 3-vjeçar i biznesmenit dhe deputetit, Vyacheslav Sbolev.
Nga raportimet që janë bërë rreth kësaj çështje bëhet me dije se objektiv kishte qenë vetë deputeti, por plumbi goditi djalin e tij, që e shoqëronte në makinë. Vogëlushi ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje, Telegramisot.com
Sobolev është një biznesmen nga Donetsk, në Ukrainën Lindore që nga viti 2014 ishte i okupuar nga forcat separatiste ruse.
Ai u zgjodh në Këshillin e Oblastit të Kyiv në 2015 si përfaqësues i Bllokut Petro Poroshenko, partia e ish-presidentit. Ai zotëronte një zinxhir dyqanesh ushqimore në Donetsk dhe shërbeu si nënkryetari i Naftogaz, ndërmarrjes shtetërore të gazit dhe naftës.